KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNDP dhuron pajisje të specializuara për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë
Siguri

UNDP dhuron pajisje të specializuara për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

Kosova News
Kosova News 15:47 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzikë dhe balistike, të dhurua Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë:kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i MPB-së, Blerim Gashani, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiro, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, përfaqësues diplomatik të shteteve që kanë ndihmuar financiarisht donacionin, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast zëvendësministri Gashani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi, Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Ai vuri në dukje se pikërisht Strategjia Nacionale dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ka bashkuar edhe më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja financiare për zbatimin e tij është rritur, e si rrjedhojë e kësaj, sukseset deri më tani janë shumë evidente.

Duke folur për donacionin e sotëm të UNDP-së, zëvendësministri Gashani theksoi se analiza balistike është një pjesë e rëndësishme e hetimit kriminal dhe forenzikës, dhe përfshinë studimin e armëve të zjarrit, plumbave dhe municionit për të identifikuar lidhjet midis armëve dhe incidenteve të ndryshme kriminale.

“Donacioni i mikroskopëve dhe boreskopëve për Agjencinë e Forenzikës është një nismë e vlefshme dhe e dobishme për të përmirësuar kapacitetet forenziko-balistike në kërkim, evidentim dhe analizë të provave të ndryshme kriminale të pranueshme dhe profesionale në procesin gjyqësor”, theksoi Gashani.

Për këtë, ai në fund falënderoi UNDP për përkrahjen e pa rezervë për të gjitha të arriturat në fushën e kontrollit të AVL-ve. Ai tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, ju sigurojmë dhe shprehim gatishmërinë tonë që të punojmë tutje së bashku për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe me këtë të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për rajonin tonë dhe BE.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiro theksoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ka demonstruar një nivel të përgjithshëm të profesionalizmit dhe ekspertizës dhe veçanërisht në fushën e ekzaminimit balistik të armëve të zjarrit.

“Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të zellshme dhe qasjes së përpiktë, ata e kanë vendosur veten si një burim i besueshëm dhe jetik në hetimin dhe analizën e incidenteve të lidhura me armët e zjarrit”, theskoi Queiro.

Ai theksoi se është thelbësore të sigurohet që Agjencia e Kosovës për Forenzikë të mbetet e azhurnuar me trendet dhe avancimet më të fundit në ekzaminimin balistik për të ruajtur nivelin e lartë të profesionalizmit dhe efektivitetit.

Ndërsa drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri falënderoi të gjithë për donacionin, i cili siç tha ai do të përmirësojë shërbimet që bëhen në këtë agjenci dhe do të rrisin kapacitet brenda këtij institucioni.

Gjithashtu lexoni:

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C
09:17 -03/08/2026
Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?