KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ulqini do të prezantojë në Prishtinë aktivitetet kulturore të dimrit
Rajon

Ulqini do të prezantojë në Prishtinë aktivitetet kulturore të dimrit

Kosova News
Kosova News 12:39 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi dhe organizatave lokale të Tivarit dhe Tuzit, më 25 nëntor në Prishtinë do të prezantojë programin festiv të Vitit të ri.

Organizata Turistike e Ulqinit do ta shpalos programin dimëror i cili do të mbahet në Ulqin nga 21 dhjetor 2023 deri më 7 janar 2024.

Oferta turistike e rivierës së Ulqinit për sezonin e verës 2024 dhe programi i pasur dimëror “Sweet December”, që mbahet për fundvit në Ulqin do të prezantohen në Prishtinë, nga Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) në bashkëpunim me Organizatën Turistike Nacionale të Malit të Zi. 

Gjatë vizitës në Prishtinë më 25 nëntor zyrtarja e kësaj organizate, Zana Hollaj-Sarvan do ta promovojë jo vetëm ofertën verore të rivierës së Ulqinit, por edhe atë dimërore.

Qyteti i Ulqinit në dimër nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe motit të mirë me diell, po shndërrohet po ashtu edhe një destinacion tërheqës për pushuesit që preferojnë të kalojnë kohën e lirë jashtë sezonit veror në bregdetin ulqinak. 

Organizata Turistike e Ulqinit është duke e vazhduar traditën e tërheqjes së vizitorëve nga Republika e Kosovës edhe gjatë dimrit, ku më 21 dhjetor do të nisë aktiviteti “Sweet December” me ngjarje kulturore dhe me koncerte natën.

Hapja e këtij festivali muzikor dhe kulturor do të fillojë me këngëtarin e mirënjohur nga Kosova, Yll Limani, si dhe me artistë të tjerë të njohur të skenës kosovare dhe asaj shqiptare si: Dren Abazi, Eranda Libohova, Alban Skënderaj, Egzona Salaj, Bujqar Qamili, Anxhela Peristeri, Cani Lazoja, Eliza Markiqi, dhe vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti. Pjesë e këtij karavani kulturor do të jenë edhe grupe dhe këngëtarë nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia si SARS, DJ Macaroni, Tropico Band, Ivan Rock Trio, DJ Kadrok, dhe shumë të tjerë.

Sipas zyrtares së Organizatës Turistike të Ulqinit, Zana Hollaj Sarvan, Ulqini është një destinacion turistik i jashtëzakonshëm që përmban një kombinim të pasur të natyrës, kulturës dhe traditës ulqinake jo vetëm gjatë verës, por tashmë po krijohet edhe tradita e mikpritjes dimërore.

OTU i fton mysafirët nga Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Drenasi të vijnë në Ulqin për të kaluar një pushim cilësor dimëror të pasur me kulturë, art dhe muzikë, që do të nis më 21 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 7 janar 2024.

Mysafirët nga Kosova dimrit i pret mikpritja ulqinake e kombinuar me ushqimin vendor dhe trashëgiminë kulturore. Kalaja mbi 2500 vjeçare, xhamia e detarëve, krojet e Valdanosit, qyteti mesjetar i Shasit me 365 kisha, muzeu etnografik në Draginë, ura e Klleznës, kisha e Shën Mërisë dhe ublat e Krajës janë vetëm disa segmente të trashëgimisë kulturore të Ulqinit, që mund të vizitohen në dhjetor nga prej Kosovës. Ndërkaq Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi, më 25 nëntor në mjediset e Albi Mall do të promovojë ofertën turistike kulturore të Tivarit, Budvës dhe Tuzit, ku do të  ketë program të pasur kulturor tradicional me grupin e muzikës qytetare “Gjenoviqi”.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë
13:00 -11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë
12:17 -11/05/2025
Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj
12:03 -11/05/2025
“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës
11:38 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?