KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ukraina rrëzon raketën hipersonike ruse
Botë

Ukraina rrëzon raketën hipersonike ruse

Kosova News
Kosova News 22:31 -06/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të shtunën, forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar një raketë hipersonike ruse mbi Kiev, duke përdorur sistemet amerikane Patriot të mbrojtjes ajrore, në atë që shënon rastin e parë të Kievit për të diktuar një nga raketat më moderne të Moskës.

Komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, tha në një postim në rrjetin Telegram se raketa balistike e tipit Kinzhal ishte diktuar në një sulm gjatë natës së 4 majit, në kryeqytetin ukrainas. Kjo është gjithashtu hera e parë që bëhet e ditur se Ukraina ka përdorur sistemet Patriot të mbrojtjes.

“Po, ne e rrëzuam raketën unikale Kinzhal”, shkruante zoti Oleshchuk. “Kjo ndodhi gjatë sulmit të natës më 4 maj në qiellin e rajonit të Kievit.”

Ai tha se raketa Kh-47 u lëshua nga një avion MiG-31K nga territori rus dhe u rrëzua me një raketë Patriot.

Kinzhal është një nga armët më të fundit dhe më të përparuara ruse.

Ushtarakët rusë pohojnë se raketa balistike e lëshuar nga ajri ka një rreze veprimi deri në 2,000 kilometra dhe fluturon me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, duke e bërë të vështirë zbulimin e saj.

Ndërthurja e shpejtësisë hipersonike me pjesën e përparme të rëndë të raketës, bën të mundur që Kinzhal të shkatërrojë objektiva shumë të fortifikuara, si bunkerë nëntokësorë apo tunele malore.

Ushtria ukrainase është shprehur më parë se i mungonin armët e duhura për të zbuluar raketën balistike Kinzhal me shpejtësi shumë të madhe.

Ukraina mori dërgesën e parë të sistemit të raketave Patriot në fund të prillit. Nuk ka të dhëna për numrin apo ku janë vendosur, por dihet se ato janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda./VOA

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

Kosova News 06/05/2023 06/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?