Në xhiron e tretë të kualifikueseve “Euro2024”, raketa e Jasir Asanit ndaj Moldavisë u vlerësua si goli më i bukur, por perlat e kuqezinjve nuk përfundojnë këtu.
Këtë herë, në xhiron e katërt, UEFA nominon Kristjan Asllanin.
Goli fantastik i mesfushorit kuqezi kundër Ishujve Farore është përzgjedhur nga UEFA si një nga katër golat më të bukur në këtë xhiro.
Asllani konkurron me gola të tjerë të bukur si ai i Saka ndaj Maqedonisë së Veriut apo goli i Sallait të Hungarisë përballë Lituanisë.



