KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U mbyt për të shpëtuar vëllain e shokun e tij që po mbyteshin, firmoset vendimi: Kashiku, “Dëshmor i Kombit”
Rajon

U mbyt për të shpëtuar vëllain e shokun e tij që po mbyteshin, firmoset vendimi: Kashiku, “Dëshmor i Kombit”

Kosova News
Kosova News 22:43 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme ku Anri Kashiku, 18-vjeçar humbi jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte të vëllanë dhe një shokun e tij që ishin marrë nga dallgët në Durrës. Kashiku është shpallur “Dëshmor i Atdheut.”

Lajmin familjarëve ua dha kryeministri pasditen e së premtes ndërsa ata kishin hapur dyert e mortit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se e ka firmosur sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Atdheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Kashikut.

Peleshi ka publikuar edhe një foto të Certifikatës në llogarinë e tij në Facebook.

“Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit.I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta,” shkruan ndër të tjera në postim ministri.

Familjarët hapën sot dyert e mortit për 18-vjeçarin Anri Kashiku që dje u mbyt në det teksa po përpiqej që të nxirrte nga ujërat e Adriatikut vëllain e tij 15-vjeçar dhe një shokun e tij. Kashiku nuk mundi të dalë nga ujërat e detit pavarësisht se dy të tjerët i nxori në breg.

Ai u gjet disa metra në thellësi pak orë më pas, por tashmë ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale
19:22 -06/06/2025
Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
19:19 -06/06/2025
Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?