KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U caktohet një muaj paraburgim dy grave të huaja, dyshohen për prostitucion    
Siguri

U caktohet një muaj paraburgim dy grave të huaja, dyshohen për prostitucion    

Kosova News
Kosova News 11:49 -10/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mundësim dhe detyrim në prostitucion.

E pandehura A.P dyshohet se ka kryer edhe veprën penale ‘Sulm’ ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilën veç e veç.

Të pandehurave masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

- Reklamë -

“Caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se nëse të pandehurat lihen në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës duke mos ju përgjigjur ftesave, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së tyre, pasi që të njëjtat janë shtetase të huaja”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Policia e Kosovës dje bëri të ditur në një njoftim për media se ka arrestuar një grua me shtetësi nga Shqipëria dhe një tjetër nga Italia, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim me prostitucion”.

Sipas njoftimit të Policisë përveç arrestimit është sekuestruar edhe një veturë dhe dy telefona celular./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 10/08/2022 10/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?