Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer.
Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Haxhi Zeka-Prishtinë 27.09.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


