Një tym i madh i zi ka kapluar sot qiellin në Fushë Kosovë.
Dyshimet e para janë për djegie gomash te një garazh që bën servisimin e veturave, njofton Klankosova.tv
Pamjet nga vendi i ngjarjes i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, në llogarinë e tij në Facebook.
Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.