KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Turqia pritet të përballet me kritika për pritjen udhëheqësve të Hamasit
Botë

Turqia pritet të përballet me kritika për pritjen udhëheqësve të Hamasit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:52 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Turqia ka ofruar të ndërmjetësojë në krizën e tanishme në Izrael. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për pritjen që u ka bërë zyrtarëve të lartë të Hamasit, grupit që Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera e kanë shpallur si organizatë terroriste.

Në Stamboll, mijëra njerëz i dënuan sulmet e Izraelit ndaj Gazës, që synon të shkatërrojnë udhëheqësit e Hamasit, të cilët kontrollojnë Gazën.

Pjesa më e madhe e përkrahësve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan janë fetarë, kundërshtarë të Izraelit dhe zoti Erdogan në të kaluarën ka qenë në ballë të denoncimeve të shtetit hebraik, njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” nga Stambolli, Dorian Jones.

Por disa vëzhgues thonë se presidenti turk kohët e fundit po mban një qasje më të moderuar ndaj Izraelit, përfshirë përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Afrimi me Izraelin është mjaft i rëndësishëm për Presidentin, kjo duket nga reagimet e tij të para që ishin mjaft të buta, duke pasur parasysh si ka reaguar në të kaluarën për çështje të tilla,” vlerëson zoti Soli Ozel pranë Universitetit “Kadir Has”.

Duke u përqëndruar tek zhvillimet pozitive, ambasada e Izraelit në Ankara publikoi një mesazh video përmes të cilit falenderon qytetarët turq që u solidarizuan me izraelitët përmes rrjeteve sociale.

Por takimii presidentit Erdogan me udhëheqësit e lartë të Hamasit, në Ankara, si dhe pohimet e Izraelit se shumë nga udhëheqësit e lartë të organizatës jetojnë në Turqi, sigurisht se do të shqyrtohen nga qeveria izraelite ndërkohë që vlerëson pasojat e sulmit vdekjeprurës.

“Hamasi është i pranishëm në Turqi. Parë nga këndvështrimi i Izraelit, fakti që operativët e Hamasit veprojnë në Turqi është alarmues,” thotë analistja Gallia Kundenstrauss pranë Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan thotë se ka marrëdhënie të afërta me Hamasin, çka i mundëson atij të ketë rol ndërmjetësues dhe të kundërbalancojë ndikimin e Iranit mbi këtë organizatë.

Një zyrtar turk është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se Ankaraja po punon për të siguruar lirimin e mbi 100 pengjeve izraelite, që po mbahen peng nga Hamasi.

Turqia i ka bërë thirrje Izraelit të përmbahet ndërkohë që ka përkrahur kërkesën e Netanyahut për t’i mbajtur përgjegjës pjesëtarët e Hamasit që kryen sulmin.

“E mbështes Netanyahun në këtë pikë. Duhet t’i kapin dhe t’i dënojnë ata që janë prapa këtij veprimi kriminal në bazë të parimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës për t’u vetëmbrojtur. Por përtej kësaj, nëse vrasin fëmijë dhe civilë, atëherë reagimi do të kthehej në spastrim etnik dhe veprime tjera kriminale,” thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Forcat izraelite po përshkallëzojnë sulmet ndaj Gazës dhe duket se po përgatiten për një sulm tokësor, diçka që sipas zotit Ozel mund ta vendosë presidentin Erdogan në pozitë të pavolitshme.

“Do të jetë jashtëzakonisht e përgjakshme. Mendoj se izraelitët do të bëhen të pamëshirshëm dhe nuk do t’i dëgjojnë thirrjet për qetësi,” thotë zoti Ozel.

Shumica e partive kryesore opozitare të Turqisë po përkrahin palestinezët dhe po dënojnë Izraelin. Ky fakt, krahas thirrjeve për protesta, po shtojnë trysninë ndaj presidentit Erdogan për të ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Izraelit.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

KosovaNewss 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale
20:09 -20/06/2026
Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?