Disa dridhje të tokës janë regjistruar gjatë natës në Turqi.
Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha herët të premten se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.
Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale.
#Earthquake (#deprem) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M5.2 || 25 km SE of #Göksun (#Turkey) || 5 min ago (local time 05:53:42). Follow the thread for the updates? pic.twitter.com/fH1RCNfDs5
— EMSC (@LastQuake) March 3, 2023
Por dridhje të tokës ka pasur thuajse gjatë gjithë natës. Ajo e fundit është në orën 7:42 të mëngjesit, ku EMSC tregon se dridhja ka qenë me magnidutë 3.2.



