KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO
Botë

Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO

Kosova News
Kosova News 16:16 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Ratifikimi zyrtarisht duhet të miratohet nga Parlamenti turk dhe Erdogan tha se shpreson që ky proces të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke që mbahen më 14 maj.

Gjatë një konference për media me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të diskutojë me Suedinë sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizëm. Sipas tij, anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.

Presidenti i Turqisë tha se ka kërkuar që Suedia të ekstradojë 120 persona që Ankaraja i konsideron terroristë, raporton rel.

Në anën tjetër, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendimi i Ankarasë është shumë i rëndësishëm për shtetin e tij. Por, ai shtoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk është i plotë pa Suedinë.

Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak dhe majin e kaluar aplikuan për anëtarësim në NATO, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes.

Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran. Por, më 9 mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel.

Turqia ka akuzuar Suedinë se është bërë “strehë” për anëtarët e organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.

Aktualisht, nga shtetet anëtare të NATO-s, pranimin e Finlandës dhe Suedisë nuk e kanë ratifikuar parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?