Trupat e FSK-së për operacione të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmetet, tashmë kanë arritur në Adana të Turqisë, ku janë pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
Fondacioni SETA në Ëashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA-s.
Më shumë se 10 ekipe nga Bashkimi Evropian janë nisur drejt Turqisë për ta ndihmuar këtë shtet me procesin e kërkim-shpëtimit. Edhe SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Rusia dhe Kina kanë ofruar ndihmë.
Po ashtu edhe vendet e Ballaknit, si Shqipëria e vendet tjera. Turqisë do t’i dalë në ndihmë edhe një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dje është nisur për atje dhe tashmë ndodhet në shtetin turk.
Kosovo team headed to Adana receives applause from Turkish volunteers waiting for their own flights to the region #earthquake #deprem #Turkiye pic.twitter.com/LYocbtAO7E
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023



