Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t’u vendosë taksa të reja disa shteteve evropiane, që ishin planifikuar për t’u zbatuar nga 1 shkurti.
Përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, ai tha se, duke u mbështetur në “një takim shumë prodkutiv” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “e kanë formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme sa i përket Grenlandës”, raporton televizioni BBC.
“Kjo zgjidhje, nëse përfundohet, do të jetë e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet e NATO-s”, shtoi presidenti amerikan.
“Duke u mbështetur mbi këtë mirëkuptim, unë nuk do t’i vendos taksat që ishin caktuar për të hyrë në fuqi më 1 shkurt. Diskutime shtesë janë duke u mbajtur në lidhje me Kupolën e Artë, pasi ajo lidhet me Grenlandën” – tha më tej Trumpi.
“Të dhëna të mëtejme do të bëhen të qassshme me përparimin e diskutimeve. Nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, emisari i posaçëm Steve Witkoff dhe të tjerë, sipas nevojë, do të jenë përgjegjës për bisedimet. Ata do të më raportojnë drejtpërdrejt mua. Falemindërit për vëmendjen tuaj në këtë çështje”, shkroi ai në fund.


