KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump vjen në Davos të Zvicrës: Masat drastike të sigurisë për ardhjen e njeriut më të fuqishëm në botë
Botë

Trump vjen në Davos të Zvicrës: Masat drastike të sigurisë për ardhjen e njeriut më të fuqishëm në botë

Kosova News
Kosova News 15:31 -12/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një mungese fizike vitin e kaluar, kur u kyç vetëm përmes videolidhjes, Donald Trump pritet të zbarkojë sërish në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit. Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, vizita e tij më 18 janar ka vënë në lëvizje një makineri gjigante sigurie, ku Shërbimi Sekret Amerikan dhe autoritetet zvicerane po përgatisin një dispozitiv mbrojtës të jashtëzakonshëm.

Ardhja e presidentit amerikan do të bëhet me avionin e mirënjohur “Air Force One”, një qendër komande fluturuese e pajisur me teknologjinë më të lartë mbrojtëse, përfshirë sisteme kundër raketave dhe mbrojtje nga impulset elektromagnetike. Përgatitjet kanë nisur tashmë, teksa avioni i parë transportues me pajisje logjistike ka zbritur në Aeroportin e Zürichut të dielën. Për të garantuar sigurinë maksimale, agjentët amerikanë pritet të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit në Zürich gjatë uljes së avionit presidencial, ashtu siç kanë bërë edhe në vizitat e kaluara të Trumpit në vitet 2018 dhe 2020.

Nëse kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, Trump do të transportohet nga Zürichu drejt Davosit me helikopterë ushtarakë, të cilët shoqërohen gjithmonë nga mjete të tjera për të mbajtur të fshehtë vendndodhjen e saktë të presidentit. Megjithatë, në rast moti të keq, në lojë hyjnë mjetet tokësore: limuzina e blinduar 9-tonëshe e njohur si “Bisha” (The Beast). Kjo makinë është një fortesë e vërtetë, me xhama dhe dyer të trasha 15 centimetra, si dhe me rezerva të brendshme oksigjeni dhe gjaku të grupit të presidentit.

Përveç mbrojtjes fizike, delegacioni i Trumpit do të mbajë me vete edhe valixhen me kodet e autorizimit për sulme bërthamore. Nga ana tjetër, ushtria zvicerane do të mobilizojë një numër të madh trupash për të siguruar zonën e Davosit, ndërsa forcat ajrore do të mbikëqyrin rreptësisht hapësirën ajrore, në koordinim të plotë me shërbimet sekrete amerikane. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 12/01/2026 12/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?