KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump shtyn tarifat ndaj BE-së
Botë

Trump shtyn tarifat ndaj BE-së

Kosova News
Kosova News 14:28 -26/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta shtyjnë zbatimin e një tarife prej 50 për qind ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian deri më 9 korrik, për t’iu dhënë kohë negociatave me bllokun për një marrëveshje tregtare.

Pajtimi u arrit pas një bisede telefonike, të dielën, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila i kishte thënë Trumpit se donte “negociata serioze”, sipas presidentit amerikan.

“I thashë kujtdo që do të dëgjonte, se këtë duhej ta bënin”, deklaroi Trump para gazetarëve në Morristaun të Nju-Xhersit, më 25 maj, teksa po përgatitej të kthehej në Uashington.

Von der Leyen, sipas Trumpit, u zotua se BE-ja do të angazhohej shpejt për të punuar drejt një zgjidhjeje, raporton Associated Press.

Në një postim në mediat sociale, të premten, Trump kishte kërcënuar BE-në me tarifë, duke u ankuar për qasjen e bllokut 27-anëtarësh dhe mungesën e përparimit në bisedime.

Tarifat, kishte paralajmëruar ai, do të hynin në fuqi më 1 qershor.

Por, biseda me von der Leyen duket t’i ketë zbutur tensionet, të paktën tani për tani.

“U pajtova me zgjatjen e afatit – deri më 9 korrik 2025. Ishte privilegji im”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Nga ana e saj, von Der Leyen tha se BE-ja dhe SHBA-ja “kanë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë”.

“Evropa është e gatshme për përparim të shpejtë dhe vendimtar në bisedime”, u shpreh ajo. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, do të na duhet koha deri më 9 korrik”./RadioEvropaeLirë

Gjithashtu lexoni:

Europol: Arrestohen 14 trafikantë kokaine në Belgjikë dhe Itali

Trumpi: Putini po luan me zjarrin

Kapet një shqiptar me 126 kilogramë kokainë në Brescia të Italisë

Gjermania dëbon 70 persona drejt Kosovës dhe Shqipërisë, CDU-ja kërkon më shumë fluturime

Kancelari Merz deklaron se nuk do të ketë më kufizim të rrezes së veprimit për armët e Ukrainës – Kremlini reagon ashpër

Kosova News 26/05/2025 26/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?