Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të e dinë se ku “fshihet” udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei.
Trump e quajti atë një “objektiv të lehtë”, por tha se SHBA-të nuk do ta vrisnin – “të paktën jo për momentin”.
“Durimi ynë po mbaron”, shkroi ai në një seri postimesh në Truth Social, transmeton Telegrafi.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’”, thuhet në postimin e fundit të presidentit amerikan.

“Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim atë, të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, shtoi Trump.
“Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkruar presidenti amerikan.
Trump më parë tha në internet “ne” kemi kontrollin e hapësirës ajrore iraniane, përpara se të publikonte një postim që thjesht shkruante: “dorëzim pa kusht”.