Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump komentoi sulmet ajrore të Izraelit kundër Iranit, duke vlerësuar si ‘fantastike’
“Mendoj se ishte fantastike. Ne u dhamë atyre një shans dhe ata nuk e shfrytëzuan”, tha Trump për ABCNews.
Disa udhëheqës ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë u vranë në sulm.
“Ata u goditën rëndë, shumë rëndë. Ata u goditën aq fort… Dhe do të ketë më shumë. Shumë më tepër”, shtoi presidenti amerikan.
Trump nuk pranoi të komentojë nëse Shtetet e Bashkuara ishin në ndonjë mënyrë të përfshira në sulm.