KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump në momentin e fundit nuk e bëri ambasador në Serbi, vjen reagimi i Brnovich
Rajon

Trump në momentin e fundit nuk e bëri ambasador në Serbi, vjen reagimi i Brnovich

Kosova News
Kosova News 16:00 -04/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tërhoqi nominimin e Mark Brnovichit për ambasador në Serbi, thuhet në një vendim të publikuar në faqen e Komisionit të Senatit Amerikan për Punë të Jashtme.

Arsyet për tërheqjen e nominimit të 58-vjeçarit nuk u përmendën.

Brnovich ka reaguar pas zhvillimeve të fundit duke akuzuar “deep state” (shtetin e thellë) se ishte kundër nominimit të tij, raporton nova.rs.

“Faleminderit presidentit (Donald Trump) për nominimin, por pasi procesi u zgjat, u bë e qartë se burokracitë e ‘shtetit të thellë’ nuk duan që në Serbi të shërbejë dikush me prejardhje time politike, etnike dhe fetare. Mendoj se qëndrimi pranë familjes dhe miqve në Arizona dhe gjetja e mundësive për të luajtur një rol më të madh në skenën politike lokale është rruga më e mirë në këtë moment”, tha ai.

Edhe pse nominimi shkoi shpejt në Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, ai nuk u paraqit para këtij organi që konfirmon emërimet.

Kujtojmë se Trump në fund të muajit mars e kishte nominuar anëtarin e Partisë Republikane dhe ish-prokurorin shtetëror në Arizona, për ambasador në Beograd.

SHBA nuk kanë ambasador në Beograd që nga muaji janar i këtij viti, kur këtë pozitë e la Christopher Hill, pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 04/10/2025 04/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?