Donald Trump Jr. e ka përshkruar babanë e tij “artist të patundshmërive”, ndërsa ka dëshmuar në gjykatë në padinë për mashtrim që po mbahet në New York, raporton “BBC”.
I biri i vogël i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dëshmuar në rastin ku Trump Organization po akuzohet për mashtrim.
Ai ka thënë se babai i tij ishte “gjeni” dhe kishte aftësi të krijonte luks nga asgjëja.
Prokurorët akuzojnë Trump Organization se ka fryrë çmimet për të siguruar kredi të favorshme.
Një humbje e rastit do ta kërcënonte perandorinë e patundshmërive të Trumpit, dhe atij mund t’i ndalohet edhe të bëjë biznes në New York.
Të hënën Trump Jr. dukej i relaksuar dhe mjaft optimist.
Ai derisa po i përgjigjej pyetjeve në gjykatë, tha se babai i tij, që nuk ishte i pranishëm në gjykatë të hënën, ishte person që mund të krijonte luks nga asgjëja, që mund të kthente “një gjë të shëmtuar në xhevahir”.
“Ai sheh gjërat që njerëzit tjerë nuk i shohin. Ai sheh gjërat që njerëzit tjerë nuk mund as të paramendojnë. Ai e luan lojën e gjatë”, ka thënë Trump Jr.