KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Izraeli dhe Irani bien dakord për armëpushim të plotë
Botë

Trump: Izraeli dhe Irani bien dakord për armëpushim të plotë

Kosova News
Kosova News 08:32 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur një armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Iranit, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë orëve dhe të zgjasë 24 orë, duke i dhënë fund të ashtuquajturës “Lufta 12-ditore”. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “pas 24 orësh pritet që paqja të shpallet zyrtarisht”.

“Është arritur një marrëveshje e plotë dhe përfundimtare mes Izraelit dhe Iranit për një armëpushim të plotë dhe të gjithanshëm, i cili do të hyjë në fuqi për rreth 6 orë, pasi të dyja palët të kenë përmbyllur misionet e tyre të fundit ushtarake në terren.  Armëpushimi do të zgjasë 12 orë, dhe pas kësaj periudhe, lufta do të konsiderohet e përfunduar” ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.

“Pas përfundimit të 12 orëve, Izraeli do të nisë gjithashtu fazën e vet të armëpushimit. Kur të kenë kaluar 24 orë nga momenti i fillimit, lufta 12-ditore do të shpallet zyrtarisht e përfunduar, dhe kjo do të përshëndetet nga bashkësia ndërkombëtare. Gjatë gjithë periudhës së armëpushimit, secila palë do të respektojë paqen dhe do të përmbahet nga çdo akt provokues. Nëse gjithçka ecën siç është planifikuar – dhe unë besoj se do të ecë – dua të përgëzoj të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndresën, guximin dhe mençurinë që treguan në përfundimin e një konflikti që mund të kishte zgjatur me vite dhe të kishte shkatërruar gjithë Lindjen e Mesme  por nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë”, ka sqaruar presidenti amerikan.

Izraeli dhe Irani ende nuk kanë reaguar ndaj postimit të tij, dhe nuk ka asnjë garanci që luftimet do të përfundojnë apo që armëpushimi do të mbetet në fuqi, shkruan BBC.

Presidenti nuk ka ndonjë paraqitje publike të planifikuar për sonte, dhe mund të mos flasë para kamerave. Por ndërsa nesër niset për në Holandë për samitin e NATO-s, ai mund ta përdorë këtë si dëshmi se strategjia e tij po funksionon.

Ndërkohë, në një postim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se fillimisht Irani do të ndalë veprimet luftarake për 12 orë, më pas Izraeli do të ndjekë të njëjtin hap. Pas 24 orësh pritet që paqja të shpallet zyrtarisht.

“Trump përgëzoi të dy vendet për guximin dhe urtësinë për të shmangur një konflikt të zgjatur që, sipas tij, mund të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme” theksohet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

MPJD e ambasada në Izrael thirrje kosovarëve: Qëndroni në vende të sigurta
13:52 -24/06/2025
MINT merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës
13:35 -24/06/2025
Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik
12:42 -24/06/2025
Pingpong, Kosova merr pjesë në `Kampionatin Ballkanik për të Rinj`
12:06 -24/06/2025
Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
11:50 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?