KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump i hapur për marrëveshje me Iranin për pasurim “simbolik” të uraniumit
Botë

Trump i hapur për marrëveshje me Iranin për pasurim “simbolik” të uraniumit

Kosova News
Kosova News 16:49 -21/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të marrë parasysh një propozim iranian që lejon “pasurim simbolik” të uraniumit, për sa kohë që nuk lë mundësi për prodhimin e një arme bërthamore, raportoi media amerikane të premten, duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë.

Lajmi vjen pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani po finalizon një propozim që pritet të ndahet me Washingtonin brenda disa ditësh. Ai theksoi se plani përfshin angazhime politike dhe masa teknike për të garantuar se programi bërthamor është ekskluzivisht civil.

Sipas lajmit të faqes Axios, qëndrimi zyrtar i Washingtonit mbetet “zero pasurim” në tokën iraniane. Megjithatë, një zyrtar i lartë ka thënë se administrata do të shqyrtojë një propozim që përfshin pasurim të vogël ose “simbolik”, nëse Irani ofron garanci të detajuara.

“Presidenti Trump do të jetë i gatshëm të pranojë një marrëveshje që është domethënëse dhe që mund ta shesë politikisht në vendin e tij”, tha zyrtari, duke shtuar se çdo propozim duhet të jetë i detajuar dhe të demonstrojë se programi bërthamor i Iranit do të jetë paqësor.

Axios raportoi gjithashtu se Trump i është prezantuar me opsione ushtarake, përfshirë skenarë që targetojnë Liderin Suprem iranian Ali Khamenei, djalin e tij Mojtaba, i cili shihet si pasardhës potencial, dhe klerikë të tjerë të lartë. Një burim i dytë ka konfirmuar se disa javë më parë i ishte prezantuar Trumpit një plan për eliminimin e Khameneit dhe djalit të tij.

Burimet kanë thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se çdo propozim iranian duhet të jetë “shumë i detajuar” dhe të tregojë se programi bërthamor është “i pafajshëm”, duke shtuar se Washingtoni do të vlerësojë ofertën sapo ajo të dorëzohet me shkrim.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 21/02/2026 21/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?