Presidenti amerikan, Donald Trump, e lavdëroi veten në fund të janarit të vitit të kaluar për gjendjen e mirë në bursat amerikane.
Sot, lideri amerikan akuzon ish-pasardhësin, Joe Biden, për gjendjen e keqe të aksioneve në bursat amerikane.
Në mesazhin e parë, më 29 janar 2024, Trump shkruante se “këto janë bursat e Trumpit”.
Më pas ai theksoi se rezultatet e mira në sondazhe kundër presidentit të atëhershëm Biden ishin aq të forta sa që investitorët parashikonin fitoren e tij, e cila po e rritte vlerën e aksioneve.
Ai shtoi gjithashtu se gjithçka tjetër ishte e keqe, por tregu po rritej falë tij. Megjithatë, pak më shumë se një vit më vonë, Trump ka publikuar një mesazh me ton krejtësisht të kundërt “Këto janë bursat e Biden-it, jo të Trumpit”.
Në këtë mesazh, 78-vjeçari thekson se ai nuk kishte marrë detyrën deri më 20 janar të atij viti dhe se situata aktuale në bursë nuk ka lidhje me politikën e tij.
Ai shton se për të pasur një rikuperim të tregut do të nevojitet kohë dhe se vetëm pas heqjes së “trashëgimisë së Bidenit” do të ndodhë rritja e vërtetë.