Trepça ka prekur finalen e madhe të Ligës Unike.
”Xehtarët” në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj KB Prishtinës, me rezultat 83-80.
Dante Clark i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje me 24 pikë, derisa te Trepça u dallua Darnell Edge me 19 pikë.
Në finalen e madhe, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, e cila më herët eliminoi KB Pejën.