KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trëndafilova këtë muaj në Kosovë, dikush e mirëpret e dikush jo
Politikë

Trëndafilova këtë muaj në Kosovë, dikush e mirëpret e dikush jo

Kosova News
Kosova News 23:27 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një mysafir më i rrallë, por i një peshe goxha të madhe do të aterojë në fund të muajit në Prishtinë.

Hiç më pak se udhëheqësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekatarina Trendafillova do ta vizitojë Kosovën.

Ajo pritet ta mbajë një takim me organizatat e shoqërisë civile, ku këto të fundit do t’i informojë për punën e Dhomave të Specializuara, duke u dhënë hapësirë edhe pyetjeve të tyre.

Derisa në agjendë parashihet edhe një konferencë për media.

Pjesëmarrjen në takim tashmë e ka konfirmuar Instituti i Kosovës për Drejtësi, teksa vizitën e kryetares së Speciales po e konsiderojnë në shërbim të transparencës.

“Përveç disa kërkesa teknike që do t’i bëjmë, si psh të këshillohen më shpesh dëshmitarët që flasin shqip të mos nguten në përgjigje, sepse gjatë monitorimit po kemi problem, do të jenë edhe kërkesat që mund ti quajmë profesionale dhe ligjore, që seancat sa ma shumë të jenë të hapura, të ketë sa më shumë seanca të mbyllura. Vizitat e saj i kontribuojnë, sidomos transparencës së Gjykatës Speciale dhe janë të mirëseardhura”, ka thënë Astrit Kolaj, IKD.
Por ata që e kanë kundërshtuar vizitën e saj në Kosovë edhe më herët, po e mbajnë sërish të njëjtin qëndrim.

Në Partinë Socialdemokrate konfirmojnë se Trëndafilovën do ta presin me protestë.

“Duhet me fitu besim përmes shembullit të drejtësisë e jo përmes propagandës mediale. Trëndafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë, sepse vizita e saj këtu është sulm për shtetin e Kosovës. Kemi me pa çfarë forme protestuese kemi me pas, patjetër që kemi me pas aksione, qysh kanë me u doktë e në çfarë forme kanë me u realizu kemi me marrë vendim në vazhdim”, ka theksuar
Zgjim Hyseni PSD.

Përndryshe vitin e kaluar Trendafilova e kishte anuluar një takim me shoqërinë civile pas paralajmërimeve për protestë nga PSD-ja, e të cilës i ishte bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në të njëjtën vizitë, Trëndafilova kishte takuar edhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, teksa ishte përfolur një takim me kryeministrin, por i cili nuk është konfirmuar asnjëherë nga Qeveria.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?