KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tregti, transport dhe logjistikë efiçiente – parakushte për nxitjen e rritjes ekonomike dhe tërheqjen e investimeve
Ekonomi

Tregti, transport dhe logjistikë efiçiente – parakushte për nxitjen e rritjes ekonomike dhe tërheqjen e investimeve

Kosova News
Kosova News 11:36 -22/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmirësimi i lidhshmërisë së transportit dhe lëvizshmëria më e madhe nxisin lidhjen dhe inkurajojnë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian, promovojnë perspektivat ekonomike dhe kanë ndikim pozitiv në standardin e jetesës në rajon, shpalli Samiti për Lidhshmërinë i mbajtur në Budvë më 15 dhe 16 maj, organizuar nga CEFTA dhe Komuniteti i Transportit. 

Samiti bashkoi ministra të transportit, drejtorë të autoriteteve doganore dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje anëtare të BE-së, si dhe vëzhgues në Komunitetin e Transportit (Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia). Pjesëmarrësit reflektuan mbi projektet e realizuara deri më tani dhe shkëmbyen mendime për dinamikat dhe horizontet e mëtejshme të bashkëpunimit, me qëllim të lidhjes më të mirë mes shteteve të rajonit në drejtim të transportit, sigurisë dhe lidhshmërisë infrastrukturore për të mirën e të gjithë banorëve të rajonit. 

Drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq tha se Samiti ofron një shans për të shqyrtuar përfshirjen e ardhshme të organizatës në këtë fushë. Sipas Gjikiq, eliminimi i tarifave doganore është një hap i mirë fillestar në këtë drejtim, por duhet bërë më shumë për t’i bërë bizneset lokale konkurruese në tregun rajonal dhe më të gjerë evropian. Nga Gjikiq u theksua edhe rëndësia e ruajtjes dhe zgjerimit të Korsive të Gjelbra të krijuara gjatë pandemisë, si dhe sjellja e tyre më pranë kufirit evropian. Ai vuri në dukje se meqë Bashkimi Evropian merr 70% të eksporteve të CEFTA-s, kjo do të thotë se kamionët mund të lëvizin më shpejt si në kufijtë e brendshëm të rajonit ashtu edhe në kufijtë e BE-së. Ai theksoi rëndësinë e kësaj çështje për të gjithë anëtarët e CEFTA-s.  

Sipas Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, projektet infrastrukturore ndihmojnë në garantimin e lidhjes së drejtpërdrejtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe ofrojnë përfitime të shumëfishta për vendet e rajonit. Disa nga avantazhet, sipas tij, përfshijnë uljen e kostove të transportit dhe hapjen e rrugëve të reja për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave, dhe të dyja këto kontribuojnë në lulëzimin ekonomik. Aliu shtoi se reduktimi i emetimeve të gazrave të rrezikshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i modernizimit të transportit, si dhe ndihmon në mbrojtjen e mjedisit në të gjithë rajonin. 

Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, theksoi rëndësinë e sistemit për shkëmbim elektronik të të dhënave (SEED), veçanërisht versionin e përmirësuar të këtij sistemi, zbatimi i të cilit do të krijojë mundësinë për lidhje shtesë mes institucioneve kompetente të sistemit, shkëmbim të informacionit në kohë reale në mënyrë elektronike dhe komunikim më të mirë në vend dhe rajon. Sipas tij, zbatimi i këtij sistemi do të thjeshtëzojë raportimin e risqeve të ndryshme rajonale duke mundësuar zhvillimin e një baze të centralizuar të të dhënave që inkorporohet edhe në Sekretariatin e CEFTA-s. 

Samiti për Lidhshmërinë 2023 miratoi edhe Deklaratën e Përbashkët CEFTA-TCT “Avancimi i Korsive të Gjelbra”, për lehtësim të mëtejshëm të transportit dhe tregtisë me synimin për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të përmirësuar efiçiencën e zinxhirëve logjistikë dhe të vlerës në BE.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Kosova News 22/05/2023 22/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?