Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar në Prishtinë të mërkurën për mundësim apo detyrim në prostitucion.
Sipas raportit 24-orësh, Policia ka kontrolluar një lokal dhe ka konfiskuar materiale nga vendi si dëshmi.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale te lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe nje shume parashe. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


