Tre persona janë arrestuar në Drenas të dielën, me dyshimin se derisa po udhëtonin me një automjet të vjedhur, nuk i janë bindur urdhrit policor për t’u ndalur.
Siç njofton Policia të hënën, të dyshuarit gjatë ikjes e kanë dëmtuar automjetin, ndërsa pas arrestimit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rasti “vjedhje në tentativë” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore, të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje. Gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.


