Tre persona janë arrestuar pasi nuk e kanë respektuar urdhrin mbrojtës nga gjykata.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dje në Prishtinë pasi një grua kishte urdhër mbrojtës për shkak se ai e kishte kanosur më herët.
Po në të njëjtën ditë, u arrestua edhe një person tjetër në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë të Veriut, për të njëjtën vepër penale.
I dyshuar në fjalë nuk e kishte kthyer me kohë fëmijën e tij të vogël tek ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka kujdestarinë.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur më 17 dhjetor në Ferizaj, ku një i dyshuar nuk e ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimit.


