KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Transportit publik në Prishtinë i shtohen edhe 110 autobusë të rinj
Tjera

Transportit publik në Prishtinë i shtohen edhe 110 autobusë të rinj

Kosova News
Kosova News 21:41 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Transportit publik në Prishtinë së shpejti pritet t’i shtohen edhe autobusë të tjerë. Për momentin operojnë 51 autobusë, ndërsa nga flota e re prej 110 autobusësh, 80 prej tyre do t’ takojnë sektorit privat, të cilët do të jenë nën ombrellën e Komunës. Zyrtarë nga Komuna bëjnë të ditur procedurat e prokurimit dhe tenderimit për flotën e re do të fillojnë në shtator të këtij viti.

“Me planin e mobilitetit është paraparë që në kryeqytet duhet të operojnë 161 autobusë. Për momentin trafiku urban ka 51 autobusë edhe 30 -31 pritet me ardh, ndërsa 80 të tjerë i takojnë sektorit privat për të cilat me kontratat dhe marrëveshjet e reja edhe ata do të trajtohen njëjtë si trafiku urban dhe do të jenë nën ombrellën e Komunës së Prishtinës. Flota e re realisht pritet të filloi, procedura e tenderimit në shtator dhe pjesa se sa do të zgjas procedurat, ato janë të rregullime me ligj. Mirëpo, nga shtatori ne vetëm do të fillojmë me procedurat e prokurimit, tenderimit për flotën e re”, thotë, Ilirik Musliu, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike.

Pjesë e flotës së re pritet të jenë edhe disa autobusë elektrikë, e që sipas Musliut, kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në cilësi dhe mbrojtje të ambientit.

“Prej tyre 6 deri 8 do të jenë elektrik. Ata (autobusët) është vendosur që të përdoren në unazën qendrore njëkahore që do të jetë brenda qytetit?. Po, kjo ndikon pozitivisht. Flota e re gjithsesi ndikon pozitivisht e sidomos pjesa e autobusëve elektrik, andaj, një prej qëllimeve pse flota elektrike do të përdoret brenda unazës qendrore është edhe mbrojtja e ambientit”, thotë Musliu.

Por, ambientalisti Afrim Berisha është skeptik nëse autobusët elektrikë do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nëse e shikojmë për nga numri, nuk duket se do të jetë ndonjë ndikim significant meqenëse ky numër është simbolik andaj edhe ndikimi në përmasimin e cilësisë së ajrit mendoj që do të jetë simbolik. Por ajo çka është e rëndësishme të përmendët në këtë çast, është iniciativa që ka ndërmarr Komuna e Prishtinës që në flotën e saj të ketë autobus elektrik”, thotë Berisha.

Berisha shtoi se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të mendojnë për shtimin e automjeteve elektrike, meqë Kosova synon integrimet evropiane. Sipas tij, ekziston edhe një rregullore e posaçme e Bashkimit Evropian, ku prej vitit 2025 është e paraparë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të jenë të obliguara që nga automjetet e reja të regjistruara, 15% prej tyre duhet të jenë elektrike dhe me emetime zero./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Keni shumë mesazhe të palexuara? WhatsApp tani ka një zgjidhje

Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara

Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

TAGGED: autobuset, transporti publik
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Ilir Meta mbetet në burg
14:26 -26/06/2025
Kryeministri britanik: I bëjmë thirrje Iranit dhe Izraelit të respektojnë armëpushimin
14:24 -26/06/2025
Policia e Kosovës shton prezencën në rrugë: Motoçiklistët e trafikut në aksion kundër kundërvajtjeve
14:22 -26/06/2025
“Birra, mish i bluar dhe duhan”, policia parandalon raste të reja të kontrabandës me mallra
14:13 -26/06/2025
Liverpooli konfirmon transferimin e Milos Kerkez nga Bournemouth
14:08 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?