KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajneri i Sllovenisë paralajmëron Kroacinë: Shqipëria nuk bën të nënçmohet
Sport

Trajneri i Sllovenisë paralajmëron Kroacinë: Shqipëria nuk bën të nënçmohet

Kosova News
Kosova News 23:29 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Ndonëse është në grupin më të vështirë të mundshëm në Kampionatin Evropian të futbollit, Shqipëria nuk bën të nënçmohet”. Kështu ka deklaruar trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek për mediat kroate.

Trajneri slloven në prononcimin e fundit për mediat kroate, ku dihet që Kroacia bën pjesën në të njëjtin grup me kuqezinjtë, Italinë dhe Spanjën, është pyetur edhe për shortin e Europianit.

Trajneri Matjaz Kek ka folur me respekt për Kombëtaren shqiptare, ndonëse konsiderohet si jo favorite në Grupin B të “Euro 2024”.

“Nëse duhet të brengoset dikush, atëherë është dikush tjetër, jo Kroacia, që është e dyta dhe e treta në botë, finaliste e Ligës së Kombeve. Qartë se nuk është grupi më i lehtë për Kroacinë. Luani ndaj Spanjës e Italisë dhe kjo është motivuese për lojtarët. Por një gjë dua ta theksojë posaçërisht, Shqipëria nuk bën të nënçmohet. Shqipëria në grupin e saj ishte e para. Shqiptarët janë jashtëzakonisht të papërshtatshëm”, ka thënë Matjaz Kek për “net.hr”.

Në një intervistë tjetër, përzgjedhësi slloven kishte theksuar se Kroacia do ta ketë më vështirë ndaj Shqipërisë se ndaj Spanjës e Italisë. Italia është kampione në fuqi e Evropës.

“Derisa Kroacia kishte rezultate të shkëlqyera, italianët nuk ishin në dy Botërorë rresht. Sigurisht që Kroacia më lehtë do të futet në luftë me Italinë se me ndonjë ekip që nuk vlerësohet aq lartë, por që është e rrezikshme. Jam i bindur që kroatët më vështirë do ta kenë me Shqipërinë, që e ka fituar grupin, se ndaj Spanjës apo Italisë”, ka thënë Matjaz Kek për “index.hr”.

Shqipëria luan më 15 qershor ndaj Italisë. Më 19 qershor takohet me Kroacinë, ndërsa më 24 qershor me Spanjën.

Ndërkohë Sllovenia është në Grupin C së bashku me Danimarkën, Serbinë dhe Anglinë. Matjaz Kek e udhëheq Slloveninë prej vitit 2018./

Gjithashtu lexoni:

Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar

Lajm fantastik: Talenti kosovar ‘makazze’ pjesë e ekipit të parë të NAVI në CS2

Struga Trimi Lum nis përgatitjet, cakton gjashtë miqësore

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur bashkëlojtarët e tij

Fermin është i rëndësishëm për Barcelonën, por një ofertë e lartë mund të ndryshojë gjithçka

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?