KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajkoviq: Ka nisur humbja e kontrollit të plotë të Vuçiqit mbi serbët e Kosovës
Politikë

Trajkoviq: Ka nisur humbja e kontrollit të plotë të Vuçiqit mbi serbët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:49 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rada Trajkoviq, që është zgjedhur këshilltare e ministrit të ri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se angazhimi i saj dhe i Rashiqit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë diskutohet në dialogun mes dy shteteve. Ajo ka përsëritur se ky është vetëm fillimi i largimit të kontrollit të plotë të Aleksandar Vuçiqit mbi serbët në Kosovë.

“Vetë përfshirja jonë në Qeverinë e Kurtit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke marrë parasysh se është temë tërësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që preken direkt nga kjo, përkatësisht serbët në Kosovë. Lista Serbe ishte e kënaqur me atë që presidenti thotë dhe atë që presidenti e di”, ka thënë Trajkoviq në “N1” të hënën.

Duke komentuar diskutimet e fundit të Vuçiqit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Trajkoviq ka thënë se vetëm mund të supozojë se çfarë është diskutuar.

Për akuzat se caktimi i Rashiqit ministër është antikushtetues, Trajkoviqi ka thënë Kurti si kryeministër ka të drejtë të zëvendësojë ministrat në Qeveri.

Se përse ka pranuar të jetë këshilltare në Qeverinë e Kosovës, Trajkoviq ka thënë se synon të kuptojë se çfarë po ndodh brenda.

Ka shtuar se me ardhjen e saj dhe të Rashiqit, Lista Serbe nuk do ta ketë pushtetin absolut që ka pasur te serbët.

“Lista Serbe implementon gjithçka që Vuçiqi thotë. Një pjesë e pushtetit të Vuçiqit në Kosovë ka ndryshuar pjesërisht me emërimin tonë. Ai s’do të jetë në gjendje të marrë vendime pa na treguar ndokush diçka”, ka thënë Trajkoviq.

Sipas Trajkoviqit, tashmë ka nisur edhe “zgjimi i serbëve në Kosovë”.

Ajo ka thënë po ashtu se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi “është pranuar në një masë, me disa ndryshime”.

Trajkoviqi ka thënë po ashtu se do të ishte e turpshme të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës nëse nuk ka asnjë kandidat serb.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?