KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tragjedia me trena në Greqi, numri i viktimave shkon në 43 – Publikohet edhe momenti i përplasjes së trenave (VIDEO)
Rajon

Tragjedia me trena në Greqi, numri i viktimave shkon në 43 – Publikohet edhe momenti i përplasjes së trenave (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 08:58 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tragjedia që ndodhi në Greqi këtë të mërkurë ka lënë pas 43 viktima.

Kjo është shifra që raportohet deri më tani nga përplasja e trenave në afërsi të Larisës.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar vendit me anë të një konference për mediat pas përplasjes së dy trenave në Larisa.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë helene konfirmoi se bëhet fjalë për një gabim njerëzor.

“Çdo gjë tregon se tragjedia, për fat të keq, erdhi kryesisht si pasojë e një gabimi njerëzor.”

Mitsotakis u premtoi qytetarëve se çështjes do t’i shkohet deri në fund teksa shtoi se ndërkohë është urdhëruar nisja e një hetimi të pavarur për ngjarjen.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

Publikohet momenti i përplasjes së dy trenave në Greqi

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar momentin tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët.

Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Besimi në hijet e dyshimit – mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Libri “Nën një qiell me pupla” tani shqip edhe në Londër

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit

Policia thotë se ka arrestuar 15 persona dhe ka shqiptuar 2083 gjoba

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Sot tentimi i 21-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës
09:34 -25/05/2025
Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë
23:12 -24/05/2025
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza
23:09 -24/05/2025
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
23:06 -24/05/2025
Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt
22:59 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?