Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Përpellac të Podujevës, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave,” ka deklaruar Ahmeti.


