Qyteti i Klosit është tronditur mesditën e sotme, pasi një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa të tre persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe babai i viktimës, që ndërroi jetë në spital.
Konflikti mes dy fiseve përfundoi sot në përdorimin e armëve, ku për pasojë u regjistruan dy të vdekur, babë e bir, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme, në mes të qytetit të Klosit ku si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën 17-vjecari Kenado Shira, ndërsa plagë ka marrë edhe një tjetër person.
Si pasojë e plagëve nga të shtënat 17-vjecari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i tij, Liri Shira, 44 vjeç pak minuta më pas në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë.





