Pas interesimit të Bolognas dhe Veronës, tashmë edhe Torino është futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli.
28-vjeçari është një opsion atraktiv për klubet italiane, pasi mund të transferohet si futbollist i lirë, me kontratën që i skadon këtë verë pas përfundimit të aventurës me Empolin.
Ismajli regjistroi 31 paraqitje në sezonin e kaluar në Serie A, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të mbijetojë në elitë, pasi Empoli e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 31 pikë.
Te Torino, ai shihet si përforcim i duhur për skemën e trajnerit Marco Baroni.