KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tony Blair në Kuvend: S’jam penduar asnjëherë që e ndihmuam Kosovën
Politikë

Tony Blair në Kuvend: S’jam penduar asnjëherë që e ndihmuam Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:19 -10/06/2024
Shpërndaje
List of Images 1/7
blair
tony blair
blair
tony blair1
blair
blair kuvend
tony blair kuvend
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj para 25-vjetësh.

Në seancën solemne të mbajtur të hënën në Kuvendin e Kosovës me rastin e vizitës së tij, Blairi ka kujtuar të rënët për liri, duke shprehur mirënjohje të përjetshme për ta. 

“Nuk mund t’ju falënderoj për mirëpritjen që keni bërë ndaj meje. Në këtë ditë 25 vite më parë u arrit marrëveshja. Kosova më në fund u lirua, a mund njerëzit të jetojnë, të shpresojnë, të besojnë sërish në të ardhmen e lirë nga presioni dhe padrejtësia. Sot kujtojmë ata që vdiqën, që dhanë jetën për çlirimin e këtij kombi. Ne kujtojmë guximin e tyre, sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për ta dhe për familjet e tyre. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë”, ka thënë Blair.

Ai shtoi se për t’i nderuar të rënët, sot duhet të punohet për ta ndërtuar shtetin. 

“Po, ishte një luftë për liri, por jo thjesht për gjendjen e të qenit i lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që u kemi borxh atyre që kujtojmë sot. Kjo do të dëshironin ata, kjo do të ishte dhurata më e madhe për ata që e bënë detyrën atëherë, ne ndjekim shembullin e tyre dhe e bëjmë detyrën tonë tani. Për popullin, për të ardhmen dhe për kombin e bukur të Kosovës”, ka thënë ai. 

Tony Blair: Shumë gjëra pozitive po ndodhin në Kosovë, janë mësim për tërë botën

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Kosova News 10/06/2024 10/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”
15:30 -17/06/2025
Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale
15:06 -17/06/2025
Pesë shqiptarë largohen nga Izraeli
14:28 -17/06/2025
Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit
14:02 -17/06/2025
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
13:47 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?