KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tomë Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore
Siguri

Tomë Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore

Kosova News
Kosova News 12:32 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Tomë Gashi moslejimin e pjesëmarrjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, e cilësoi si shkelje drastike të të drejtave të tij njerëzore.

Ai rikujton se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi në raste të kësaj natyre i ka lejuar të akuzuarit të vijnë në Kosovë.

“Mendoj që Gjykata Speciale në mënyrë permanente i ka shkelur të drejtat humanitare, të drejtat njerëzore të Hashim Thaçit. Është e vërtetë që atij vetëm në kërkesën e katërt i është lejuar para pesë ditëve që ta vizitojë babanë e tij në spital, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore dhe fatkeqëisht ai dje ka vdekur. Përveç kësaj, Gjykata tanimë është një informatë që nuk i ka lejuar që të vijë në varrimin e babait të tij. Dhe është shkelje përsëri drastike e të drejtave të tij humanitare, të drejtave njerëzore. Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi në rastet e caktuara kur kemi pasur ushtarë të UCK-së dhe kur ka pasur situata të njëjta apo të ngjashme i ka lejuar që të vijnë në Kosovë dhe të marrin pjesë në varrimin e anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre.Avokati Gashi mendon se aktakuza e dytë ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë mund të ketë ndikuar në moslejimin e pjesëmarrjes së tij në varrimin e babait.

“Mendoj që arsyeja kryesore që gjykata ndoshta e ka pasur për të mos e lejuar Thaçin që të vijë sot në varrim mund të jetë aktakuza e dytë, e cila ka ndikim direkt në aktakuzën e parë. Aktakuza e dytë është për pengim të drejtësisë apo për tentim në ndikim të dëshmitarëve. Mund të jetë kjo arsyeja kryesore që ata kanë një frikë të themi, edhe pse besoj të pabazuar, që mund të ketë tentativa të ndikimit në dëshmitarë. Janë situata tepër të dhimbshme, kur një person që gjendet për më tepër se katër vjet në paraburgim në Hagë të mos i lejohet që të vijë në varrimin e babait të tij”, tha Gashi në një intervistë për eo.

Ai konsideron se kjo situatë nuk është fare e arsyeshme, duke shtuar se ende nuk janë parë arsyet e Gjykatës Speciale që ardhja e Thaçit në varrimin e babait të tij mund të paraqes rrezik potencial për ndikim në dëshmitarë.“Mendoj që një përtej arsyeve që mund të jetë është që moslejimi i Thaçit që të vijë në varrimin e babait të tij është pranimi i fajësisë të disave që janë të bashkakuzuar në rastin e akuzës së dytë për Thaçin e që ka të bëjë sipas Gjykatës me pengim të drejtësisë”.Në lidhje me reagimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që t’i kërkojë Gjykatës Speciale masa të menjëhershme që t’i mundësohet Hashim Thaçit pjesëmarrja në varrimin e  babait të tij, avokati Gashi e quan hap të mirëseardhur.

“Pa marrë parasysh që Kosova, qeveria, parlamenti, avokati i popullit e askush, nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e Gjykatës Speciale prapëseprapë është një kujdes minimal për pjesëtarët e UÇK-së që gjenden atje. Faktikisht duhet t‘ia bëjmë me dije që nuk mund t’i shkelin të drejtat njerëzore edhe në situatat të tilla tragjike, kur dikush humbet me të afërmit e tyre, babanë. Besoj se do të duhej Gjykata Speciale t’i ketë parasysh këto rrethana”, tha për EO avokati Tomë Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?