Përkundër konstatimeve të shumta shkencore se ushqimet e shpejta e ngadalësojnë rutinën e një shëndeti të mirë, ata vazhdojnë të mbeten pjesë e përditshmërisë sonë.
Sandviçi është një artikull ushqimor shumë i gjithanshëm dhe i popullarizuar në gjithë botën.
Faqja e internetit Taste Atlas ka publikuar një renditje të sandviçëve më të mirë në botë sipas profesionistëve dhe kritikëve të industrisë ushqimore.
Më poshtë gjeni sandviçët më të vlerësuara në botë, transmeton KosovaNews.
Tombik Doner turk, zgjedhja kryesore
Tombik Doner turk ishte zgjedhja kryesore e kritikëve me një vlerësim prej 4,7/5.
Tombik Doner ose gobit qebap është një shumëllojshmëri doner qebap ku mishi bluar futet në një bukë në formë simite e njohur si “pide ekmek”.
Buka ka një pamje të jashtme krokante dhe një të brendshme të butë.
Kjo pjatë zakonisht shërbehet me përbërës shtesë, në varësi të zgjedhjes së klientit, si domate, qepë, marule ose perime dhe salca të ndryshme.
Asnjë sandviç evropian në top 5
Në listën e Top 5 sandviçëve më të mirë në botë nuk kemi asnjë nga vendet e Evropës.
Pas Tombik Doner turk radhiten sandviçi me proshutë djegës Butifarra i Perusë, sandviçi i mbushur me biftek të prerë hollë ose i njohur si de lomo i Argjentinës, sanduiçi amerikan Spiedie me mish të pjekur në skark në një hell metalik dhe Ban Mi ose baguette vietnameze.
Të gjitha këto sipas kritikëve të industrisë ushqimore janë vlerësuar me 4,6/5./KosovaNews/


