KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tomas Szunyog takohet me kryesuesin e KGJK-së, flasin për reformat dhe pavarësinë e gjyqësorit
Siguri

Tomas Szunyog takohet me kryesuesin e KGJK-së, flasin për reformat dhe pavarësinë e gjyqësorit

Kosova News
Kosova News 15:50 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar këtë të enjte me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë.

Sipas njoftimit për media të Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit është gur themeli i sundimit të ligjit dhe një kërkesë esenciale për çdo shoqëri demokratike, ambasadori i BE-së në Kosovë ka thënë: ‘Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një trendi shqetësues ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, zhvillimin e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorët dhe gjyqtarët individualë. Gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, në mënyrë që të respektohet ndarja e pushteteve dhe sistemi i kontrolleve dhe balancave’.

Duke përshëndetur përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së statistikave në lidhje me lëndët e zgjidhura gjyqësore, ambasadori i BE-së në Kosovë është shprehur: ‘Statistikat e besueshme janë kruciale për të vlerësuar efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ato janë gjithashtu një mjet për t’ia komunikuar publikut punën e bërë, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor’”, thuhet në komunikatën për media.

Teksa ka rikujtuar Deklaratën e nënshkruar të Përkushtimit të Përbashkët për reformat në drejtësi, e cila është mirëpritur nga BE-ja, Szunyog ka përmendur gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave ekzistues për llogaridhënien, integritetin, efikasitetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.

“Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për procesin e reformave në vazhdim dhe planet e investimeve në sistemin e drejtësisë me qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi. Në këtë drejtim, ambasadori i BE-së në Kosovë rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe përmes disa projekteve të financuara nga BE-ja”, bëhet e ditur tutje.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Kosova News 05/10/2023 05/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni
14:28 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?