Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, për tri ditë radhazi do të vazhdojë sërish testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Por kjo ka shkaktuar sot tollovi në qytet, duke bërë kolona të gjatë të automjeteve në të gjitha rrugët kryesore në kryeqytet.
Kolona të automjeteve janë bërë në pjesën te Mensa e Studentëve dhe mbrapa Komunës së Prishtinës.
Në pamjet që janë publikuar në media, shihen kolona të gjata të automjeteve në gjithë kryeqytetin dhe gjendja po vazhdon të jetë ende e njëjtë.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Doll” .


