KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Togeri Besnik Leci, jep dorëheqje pas punës 21-vjeçare në Policinë e Kosovës shkaku i kushteve ekonomike
Siguri

Togeri Besnik Leci, jep dorëheqje pas punës 21-vjeçare në Policinë e Kosovës shkaku i kushteve ekonomike

Kosova News
Kosova News 16:15 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Togeri Besnik Leci,  pas 21 vjetëve në shërbim të qytetarëve, ai dha dorëheqje në mënyrë vullnetare nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e kumtoi lajmin duke potencuar faktin se këtë vendim e kishte marrë pasi ishte detyruar nga kushtet ekonomike.

“Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me marr një vendim të tillë.Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike”, ka shkruar Leci.

Leci po ashtu tha se paga e pamjaftueshme dhe mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, gjithashtu e kishin detyruar ta marr këtë vendim.

“Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”.

Postimi i plotë:

Të nderuar koleg, familjarë e shoqëri.

Ju falenderoj të gjithëve që jeni solidarizuar me mua, pas vendimit për t’u dorëhequr nga Policia e Kosovës.

Shumë prej jush më keni shkruar, e shumë edhe më keni telefonuar, sepse shumica  nuk e keni prit e disa edhe nuk e keni besuar se kam marrë një vendim të tillë.

Asnjëherë gjatë karrieres time nuk e kam paramenduar se ndoshta një ditë, do të detyrohem të jap dorëheqje vullnetare nga Policia.Mirëpo ja që edhe kjo ndodhi pikërisht dje,me datë 15.07.2022, pas 20 vite e 10 muaj shërbim.

Po, e kam marrë atë vendim me vetëdije, dhe ka qenë zgjidhja ime,mirëpo besoni që zgjidhje shumë e dhimbshme për mua.

Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me mar një vendim të tillë.

Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike.

Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetsorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm.

E di që edhe shumë prej juve, ekonomikisht gjendeni në situatë të njëjtë, e ndoshta edhe më të vështirë,pasi që shumica keni edhe obligime tjera financiare-kredi nëpër banka, e të cilave nuk iu intereson sa e ke pagën e si e mban familjen, mirëpo me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për ju, për ne, dhe për të gjithë.

Falemnderit dhe ju priftë e mbara.

B/L.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?