KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tjetër fenomen i rrezikshëm në TikTok, Komisioni Evropian nis hetimet
BotëTeknologji

Tjetër fenomen i rrezikshëm në TikTok, Komisioni Evropian nis hetimet

Kosova News
Kosova News 09:21 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian po intensifikon hetimet ndaj TikTokut për shkak të shqetësimeve në rritje lidhur me fenomenin “SkinnyTok” —përmbajtje që synon të miturit dhe promovon dobësinë ekstreme në peshë si dhe zakone të dëmshme të të ushqyerit.

“SkinnyTok” është kthyer në trend në videot që lavdërojnë humbjen e shpejtë të peshës, postime të tipit “çfarë ha gjatë ditës” me sasi jashtëzakonisht të ulëta kalorish, dhe krahasime trupore, të cilat shpesh u serviren përdoruesve në mënyrë automatike përmes sistemit të rekomandimeve të TikTokut.

Zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier, deklaroi në një konferencë për shtyp se kanë nisur hetimet lidhur me këtë fenomen.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për këtë fenomen në TikTok. Menaxhimi i algoritmeve të dëmshëm, veçanërisht kur ato synojnë të miturit, është tashmë pjesë e hetimit që kemi hapur në shkurt të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Hetimi i BE-së ka për qëllim të vlerësojë nëse TikToku është në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale, përfshirë mënyrën se si algoritmet e tij mund të nxisin përhapjen e përmbajtjeve që lidhen me çrregullime të të ushqyerit.

“Jemi në komunikim me shtetet anëtare”, shtoi Regnier, duke theksuar se Komisioni “e merr këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht për të mbrojtur fëmijët tanë”.

TikToku vazhdimisht po akuzohet për fenomene që po bëhen trendë, të rrezikshëm për përdoruesit.

Trendet e TikTokut shpesh kanë pasur pasoja për të miturit edhe në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Vrasje në Madrid, qëllohet për vdekje ish-këshilltari i ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych

Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

SHBA-të miratojnë shitjen e helikopterëve ushtarakë Bosnjës dhe Hercegovinës me vlerë 100 milionë dollarë

Izraeli po përgatit një sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit?

Gjiganti i kriptovalutave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që pritet t’i kushtojë rreth 400 milionë dollarë

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Pamje EKSKLUZIVE – Zbulohet Arsenal Armësh në i Veri, Jelekë Antiplumb, Municion dhe Drogë
15:41 -21/05/2025
KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave
15:30 -21/05/2025
Rasti Mati 1, sekuestrohen rreth 7 milionë euro
15:29 -21/05/2025
Ngrihet aktakuzë ndaj dy policëve në Pejë, rekomandohet edhe suspendimi i tyre
15:04 -21/05/2025
Prokuroria Speciale shenjëstron rastin “Mati 1”
14:54 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?