KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tirana mbushet me qytetarë dhe politikanë, festojnë hapjen  e negociatave dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në
Rajon

Tirana mbushet me qytetarë dhe politikanë, festojnë hapjen  e negociatave dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në

Kosova News
Kosova News 23:52 -28/07/2022
Shpërndaje
festa-ne-shesh-per-negociatat-1
festa-ne-shesh-per-negociatat-8
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9 (1)
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9 (2)
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9 (3)
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9 (4)
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9 (5)
WhatsApp-Image-2022-07-28-at-9
Shpërndaje

Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në skenën e dizajnuar me yjet e flamurit europian, teksa në sfond është statuja e heroit kombëtar Skënderbeu, po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej. Interpretimet e tij alternohen me mesazhet e personazheve nga politika shqiptare, europiane dhe amerikane.

Në radhën e parë të qytetarëve që shijojnë këtë koncert gjigant janë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe diplomatë të tjerë.

16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli në 19 korrik negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Tani, hapi i parë në procesin e bisedimeve pas Konferencës Ndërqeveritare do të pasohet nga puna mes Komisionit dhe ekipeve negociuese për shqyrtimin e akteve europiane që do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet e marrëveshjet europiane.Ulja në tryezë për bisedimet konkrete kalon përmes procedurave të tjera, të cila zgjasin në kohë. Në shtator pritet që Shqipërisë t’i kërkohet të japë shpjegime se ku qëndron ajo në raport me çështjet që përmban grup-kapitulli i parë që lidhet me shtetin e së drejtës. Sipas metodologjisë së re, bisedimet nuk zhvillohen më mbi bazë kapitujsh të veçantë, por mbi 6 grup-kapitujsh, ku pa u hapur ai për shtetin ligjor, nuk mund të hapet asnjë tjetër. T.Ch.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për aksionin në veri: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr!

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?