KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Tirana City Tour”, një mënyrë argëtuese për të eksploruar metropolin shqiptar
Rajon

“Tirana City Tour”, një mënyrë argëtuese për të eksploruar metropolin shqiptar

Kosova News
Kosova News 13:36 -11/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me autobusët e hapur dhe dykatësh, kjo lloj guide ka tërhequr në dy vitet e fundit interesin e turistëve të huaj nga pothuajse të gjitha kontinentet, ku përfshin disa nga zonat më të njohura dhe që konsiderohen edhe si ndalesa të turistëve.

Në mesin e shumë mënyrave për të eksploruar Tiranën është edhe “Tirana City Tour”, duke ofruar një mënyrë zbavitëse për t’u njohur me destinacionet turistike të kryeqytetit të Shqipërisë.

Me autobusët e hapur dhe dykatësh, kjo lloj guide ka tërhequr në dy vitet e fundit interesin e turistëve të huaj nga pothuajse të gjitha kontinentet.

Për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët duan të njihen me atraksionet, monumentet dhe historinë e kryeqytetit Tiranë, ofrohet edhe një guidë audio shumëgjuhëshe.

Turi me autobusin e hapur përfshin disa nga zonat më të njohura dhe që konsiderohen edhe si ndalesa të turistëve, si Sheshin “Skënderbeu”, Sheshin “Nënë Tereza”, Piramidën e Tiranës, Xhaminë e Namazgjasë, muzeun Bunk’Art 1, që i kushtohet të kaluarës komuniste në Shqipëri, dhe destinacione të tjera.

Guida e “Tirana City Tour”, Ariel Allushi, për Anadolu tregon se gjatë turit me autobus ofrojnë tetë ndalesa, të cilat sipas tij përfshijnë disa nga atraksionet më të rëndësishme që Tirana ka për të ofruar.

“Ky tur zgjat një deri në një orë e gjysmë, në varësi të trafikut. Ndalesat përfshijnë disa nga muzetë më të rëndësishëm që ka Tirana, dy nga sheshet kryesore që Tirana ka brenda saj, dhe ne gjithashtu shkojmë tek teleferiku, të cilin turistët mund ta përdorin për t’u ngjitur në mal”, tha ai.

Allushi theksoi se turistët janë nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Evropa, Australia, Azia, dhe gjithashtu Afrika.

Marta Zaczkowska është me origjinë nga Polonia, por ajo jeton në Londër, ndërkohë ka vizituar për herë të parë Shqipërinë së bashku me nënën e saj.

Ajo tregon se planifikoi udhëtimin me “Tirana City Tour”, sepse mendon se është mënyra më e mirë për të eksploruar qytetin.

Zaczkowska shprehet se njerëzit në Shqipëri janë shumë miqësorë dhe sipas saj mikpritja shqiptare është fantastike.

“Dua të shohim se çfarë ka në qytet, cilat janë pikat kryesore dhe kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur Tirana City Tour. Është vizita e parë në Shqipëri. Ne kemi një komunitet të madh shqiptarësh. Ata gjithmonë më kanë thënë ‘duhet ta vizitosh(Shqipërinë)”, prandaj, ja ku jam”, tregon Zaczkowska.

Mark Hooper nga Britania e ka vizituar Shqipërinë së bashku me bashkëshorten e tij, ku kanë zgjedhur udhëtimin me autobusin e hapur për t’u njohur me destinacionet turiste të metropolit shqiptar.

Ai tregon se ky lloj udhëtimi në Tiranë ka qenë edhe i këndshëm. “Kjo është vizita jonë e parë në Shqipëri. Mendoj se njerëzit janë miqësorë dhe ushqimi është i mirë”, tha Hooper për Anadolu.

Autobusët e hapur për këtë lloj guide në Tiranë janë në dispozicion çdo ditë të javës.

Qeveria e Shqipërisë ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit dhe sipas autoriteteve shqiptare “në vitin 2030 Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm”./AA/

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 11/05/2026 11/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?