Ndeshja e xhiros së 34 në La Liga në mes Espanyol dhe Barcelonës përfundoi me tensione.
Barcelona riktheu lavdinë, duke u shpallur kampion pasi mposhtën 4:2 Espanyol.
Me këta të fundit që janë afër rënies nga liga spanjolle.
Me të përfunduar ndeshja ultrasit e Epsanyol u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Barcelonës.
Njësit e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar që situata të devijojë.
Për lojtarët e Barcelonës ishte e paraparë të ngrinin trofeun pikërisht sot, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.