Kuvend i Kosovës gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka miratuar 87 ligje, që përbën numrin më të madh të ligjeve të miratuara gjatë një sesioni pranveror ndonjëherë, transmeton KosovaNews.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, duke thënë se janë miratuar ligje që përfshijnë çështje e fusha të ndryshme dhe që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës. /KosovaNews/