KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thirrja e ministrit Murati për rritje pagash në sektorin privat, Tahiri i AAK-së e kritikon dhe e quan kërkesë skandaloze
Ekonomi

Thirrja e ministrit Murati për rritje pagash në sektorin privat, Tahiri i AAK-së e kritikon dhe e quan kërkesë skandaloze

Kosova News
Kosova News 13:31 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ditë më parë u ka bërë thirrje edhe një herë bizneseve që të rrisin pagat e punëtorëve dhe kështu do të përfitojnë edhe subvencionim prej 50 për qind për tre muaj nga Qeveria e Kosovës.

E më këtë thirrje e ka kundërshtuar shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili madje e ka quajtur edhe kërkesë skandaloze.

Në deklarimin për media pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për deklaratën ku ai kërkon nga sektori privat që të rris pagat për punëtorët.

“Është edhe një temë shumë e rëndësishme që lidhet me buxhetin e vitit 2023. Në analizën e parë të AAK-së shohim se ky është një buxhet totalisht pa vizion dhe i pareflektueshëm në gjendjen që është Kosova. Janë disa argumente. Argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, ai thotë sektorit privat dilni dhe rritni rrogat e punëtorëve të juaj se iu ka rrit fitimi, derisa në këtë buxhet në këtë sesion nuk e ka sjellë ligjin e pagave që e ka në dorë. Ministri Hekuran Murati e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik dhe buxhetin për këtë punë, as nuk e ka sjellë në linjë buxhetore për këtë ligj, as ligjin, e mbi të gjitha koeficientin”, ka thënë Tahiri.

- Reklamë -

Sipas tij, është e palogjikshme nga një ministër të kërkojë një gjë të tillë nga sektori privat, kur ai e ka në dorë rritjen e pagave për sektorin publik e nuk e ka sjellë në Kuvend Ligjin për paga e as nuk ka ndarë mjete në buxhet për zbatimin e tij.

“Kjo është një qasje e pazot dhe e një qeverisje të padenjët. Në dy rrethana i kemi, e ka situatën në veri dhe buxhetin e tillë, e ministri i Financave kërkon sektorit privat t’i rrit rrogat. Ky është një buxhet që i ka dëmtuar organizatat buxhetore, e në veçanti komunat”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar një interpelancë nga kryeministri edhe për dialogun, por që ende nuk kanë arritur që të dakordohen për datën, pasi nuk kanë një përgjigje nga kryeministri Kurti se kur mund të jetë në interpelancë.

“Mendojmë që tani duhet qasje serioze e disiplinuar dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është që t’i jep një zgjidhje situatës në vend. Jemi duke pritur një përgjigje nga kryeministri”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se ministri Hekuran Murati tha se është fakt se çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet e tyre, raporton KosovaNews.

“Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta. Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka thënë ai.

Ministri ka potencuar se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor.

Për më shumë lexo linkun:

Ministri Murati u bën thirrje bizneseve t‘i rrisin pagat e punëtorëve, tregon si do të mbështeten me 50% nga Qeveria

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?