KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Theret për vdekje në ShBA një fëmijë 6- vjeçar me origjinë palestineze
Botë

Theret për vdekje në ShBA një fëmijë 6- vjeçar me origjinë palestineze

Kosova News
Kosova News 10:22 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një burrë 71 vjeç në Illinois është akuzuar për therjen fatale të një djali 6-vjeçar dhe për plagosjen e një gruaje 32-vjeçare. Ky krim i urrejtjes ndodhi të dielën.

Policia amerikane tha se viktimat u shënjestruan për shkak se ishin myslimanë me origjinë palestineze dhe se sulmi me thikë ndodhi për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.

Në ditët e fundit, policia në qytetet amerikane dhe autoritetet federale kanë qenë në gatishmëri të lartë për shkak të dhunës që mund të nxitet nga sentimenti antisemitik dhe islamofobik. Byroja Federale e Hetimit (FBI), së bashku me gripet hebreje dhe myslimane kanë raportuar për rritje të kërcënimeve dhe retorikës së urrejtjes.

Në zonën e Çikagos, zyrtarët gjetën gruan dhe djalin e vrarë në shtëpinë e tyre afër 65 kilometra në jugperëndim të Çikagos.

Gruaja 32-vjeçare ka pësuar disa lëndime me thikë dhe pritet t’u mbijetojë plagëve, thanë autoritetet. Ndërkaq, 6-vjeçari i vrarë, sipas autopsisë, ishte therur disa herë me thikë.

“Detektivët ishin në gjendje të vinin në përfundim se dy viktimat e këtij sulmi brutal u shënjestruan nga i dyshuari sepse ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit”, u tha në deklaratën e policisë.

Sipas autoriteteve, gruaja e plagosur kishte thirrur policinë dhe kishte raportuar se qiradhënësi i saj e kishte sulmuar atë me thikë.

I dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij dhe kishte plagë në fytyrë, thanë autoritetet. Ai është identifikuar si Joseph M. Czuba dhe është akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Organizata joqeveritare për të drejtat civile të myslimanëve e quajti këtë krim si “akthin tonë më të tmerrshëm” dhe nga kjo organizatë thanë se kanë pranuar kërcënime në rritje që kur ka shpërthyer konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar për këtë ngjarje duke thënë se “ky akt i tmerrshëm i urrejtjes nuk ka vend në Amerikë”.

Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit nisi më 7 tetor, pasi grupi militant kreu sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me bombardime të pareshtura në Rripin e Gazës.

Shifra tronditëse nga luftimet – Mbi 2600 viktima në Gaza, 1400 në Izrael, që nga 15 tetori

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 16/10/2023 16/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?