KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë
Botë

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Kosova News
Kosova News 13:00 -27/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Amerikani njëzetenjëvjeçar, Michael Alexander Gloss, nënshkroi një kontratë me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe humbi jetën duke luftuar në luftën kundër Ukrainës në vitin 2024, raportoi portali rus i pavarur hulumtues IStories.

Ajo që e bën historinë edhe më të pabesueshme është fakti se nëna e tij, Julianne Gallina Gloss, është zëvendësdrejtore e CIA-s për inovacionet digjitale.

Sipas të dhënave të sistemit të menaxhimit të të dhënave mjekësore të Moskës (EMIAS), të cilat janë bërë publike, Gloss nënshkroi kontratën me ushtrinë ruse më 5 shtator 2023, shkruan theguardian.

Gloss ishte regjistruar në sistem nga punonjës të qendrës për rekrutimin e ushtarëve me kontratë në Moskë, dhe si adresë banimi – njësoj si për qindra vullnetarë të huaj të tjerë – ishte shënuar adresa e vetë qendrës. Po në këtë hapësirë zhvillohen edhe kontrollimet mjekësore për kandidatët për rekrutim.

Sipas një burimi të afërt me Gloss, shtetasi amerikan u dërgua në njësitë sulmuese në dhjetor të vitit 2023. Në atë kohë, regjimenti i 137-të operonte në veriperëndim të Soledarit në rajonin e Donetskut.

Gloss humbi jetën më 4 prill 2024, fakt që u konfirmua edhe nga njoftimi për vdekje i publikuar nga familja e tij. Detajet e sakta të rrethanave të vdekjes nuk dihen. Sipas të dhënave të kompanisë funerale, ai u varros në Shtetet e Bashkuara plot tetë muaj pas vdekjes.

Michael Gloss është një nga më shumë se 1500 shtetas të huaj që kaluan nëpër qendrën e rekrutimit në Moskë gjatë luftës në Ukrainë, identiteti i të cilëve është zbuluar nga IStories.

Sipas të dhënave të portalit, në anën ruse të luftës janë bashkuar mercenarë nga gjithsej 48 vende, përfshirë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexoni:

Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

Kosova News 27/04/2025 27/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?