KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​The Guardian: Kosova një ndeshje larg përrallës së Kupës së Botës
Sport

​The Guardian: Kosova një ndeshje larg përrallës së Kupës së Botës

Kosova News
Kosova News 20:03 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull për Kosovën, duke e cilësuar si një “përrallë” drejt Kupës së Botës, pasi kombëtarja është vetëm një ndeshje larg një arritjeje historike.

Sipas artikullit të publikuar nga “The Guardian”, Kosova ndodhet shumë pranë kualifikimit të parë ndonjëherë në Kupën e Botës, duke qenë vetëm një fitore larg kësaj ëndrre të madhe.

Mediumi britanik thekson se ky rrugëtim është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova është një nga kombëtaret më të reja në futbollin ndërkombëtar, e pranuar vetëm në vitin 2016, por që tashmë po sfidon ekipet më të mëdha të Evropës, transmeton kosovapress.

Në rrugën drejt finales së play-off-it, Kosova ka arritur fitore të rëndësishme, përfshirë një triumf dramatik 4-3 ndaj Sllovakisë, duke treguar karakter dhe forcë të madhe si skuadër.

Artikulli nënvizon gjithashtu rëndësinë emocionale të këtij suksesi për vendin, duke e lidhur me historinë e vështirë dhe krenarinë kombëtare. Një kualifikim eventual do të ishte moment historik që do të bashkonte gjithë vendin dhe diasporën shqiptare.

“Ky është një vend ku konflikti nuk harrohet lehtë. Jo shumë larg stadiumit, një stacion policie u bombardua nga NATO gjatë luftës së viteve 1998-99. Në veri të vendit, tensionet ende vazhdojnë me Serbinë fqinje” – shkroi prestigjiozja britanike.

Tani, Kosova do të përballet me Turqinë në finalen vendimtare të play-off-it në Prishtinë, ku një fitore do ta dërgonte në Kupën e Botës 2026, në një grup me SHBA, Australinë dhe Paraguajin.

Në përfundim, “The Guardian” e përshkruan këtë rrugëtim si dëshmi se gjithçka është e mundur për Kosovën, e cila është vetëm një hap larg historisë.

Gjithashtu lexoni:

Gashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?